Mos e lini piktorin ta djegë Shqipërinë dhe ta dëbojë edhe atë pak rini që i ka mbetur!

Nga Kim Mehmeti

Piktori e ka kuptuar se i ka mbetur vetëm edhe një rrugë për ta mbuluar fytyrën e vet të tradhtarit: ta djegë Shqipërinë dhe ta dëbojë prej saj edhe atë pak rini që ka mbetur, në mënyrë që të mos ketë më kush t’i kërkojë llogari për shkatërrimin e mëmëdheut dhe shndërrimin e tij në një narko-shtet.

Piktori pra e ka kuptuar se fytyrën e tij të vërtetë, atë të rrënuesit të Shqipërisë, mund ta mbulojë vetëm tymi i gazit lotsjellës dhe i vendit të djegur.

Ai beson pra se në një Shqipëri të djegur dhe të mbetur vetëm me pleq e plaka, pa rini dhe pa shpresë, akush nuk do ta rrezikojë ‘Aleancën e tij të Qelbësirave’.

Dhe Piktori mbase drejtë e ka vlerësuar se prindërit e këtyre të rinjve të guximshëm, të cilët po ia kthejnë krenarinë dhe dinjitetin shqiptarësisë, janë pajtuar të përjetojnë edhe një dështim të turpshëm si ai I 1990 kur bënin sikur nuk e shihnin se, me rënien e Partisë së Punës, nuk po binte komunizmi; të shtiren edhe sot që nuk e shohin se, nëse dështojnë këto protesta, do të bjerë Shqipëria.

Ndërkohë, Piktori, ashtu siç arriti ta mbulojë hajdutokracinë e tij me petkun properëndimor dhe proevropian, përpiqet që këto protesta kundër narko-shtetit të tij t’i barazojë me protestat në vendet perëndimore, ku protestuesve askush nuk ua vënë në rrezik shtetin dhe të ardhmen e atdheut të tyre.

Dhe, në një Shqipëri ku institucionet janë vënë në shërbim të krimit, mbetet e paqartë se si prindërit e këtyre fëmijëve të guximshëm, që po protestojnë, nuk e kuptojnë se nëse këta të rinj nuk do të kenë më rrugëdalje tjetër, përveçse të ulen e të bisedojnë me Piktorin, ata në të vërtetë do pajtohen të mbeten pa atdhe dhe t’i bëjnë gati valixhet për ta braktisur vendlindjen.

Por kuptohet, kjo rini nuk guxon të dështojë, ajo përfundimisht duhet ta rrëzojë komunizmin dhe t’u tregojë prinpdërve të vet se çka i dallon diktaturat përbuzëse në të cilat ata jetuan të heshtur – atë të Partisë së Punës dhe këtë të bijës së saj – Partisë Socialiste: Enveri të vriste, por nuk të linte pa atdhe, ndërsa Piktori të lë gjallë, por ta djeg, ta shet Shqipërinë dhe të lë pa atdhe!

About Redaksia

Check Also

Sociopathi… që i ka marrë Shqipërisë dritën e syve!

Nga Iva V.GRILLO Në 2013, tek jetoja jashtë në një bisedë telefonike me babain tim, …