Diktaturë! Rama u prezanton deputetëve të PS masat represive kundër protestuesve!

Edi Rama u bëri të ditur deputetëve të tij se ka në plan të nxitojë për vendosjen e plotë të diktaturës në vend.

Gjatë një mbledhje pa kamera të Grupit Parlamentar, Edi Rama tha se propozimet e tij për masat represive do të kalojnë me procedurë të përshpejtuar.

Rama ka deklaruar se ‘ligji i tubimeve do të kalojë me shpejtësi për shkak se është vetëm një ndryshim’.

“Nuk mund të lejojmë vandalizma në qytet,” është shprehur Rama.

Ai u ka kërkuar deputetëve që të vazhdojnë komunikimin me qytetarët në terren ‘pavarësisht se ajo që thuhet, humbet dhe nuk i jepet rëndësi’.

Gjatë takimit me dyer të mbyllura u diskutua edhe buxheti i vitit që vjen.

Masat represive të Ramës janë sfiduar nga rinia protestuese dhe opozita shqiptare.

Këto masa janë cilësuar nga ekspertët si një rikthim në komunizëm.

Opozita është zotuar se do i sfidojë këto masa edhe ligjërisht.

About Redaksia

Check Also

Revolta kundër Ramës/ Studentët e Mjekësisë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Studentët e Mjekësisë kanë nisur ditën e 15-të të revoltës kundër qeverisë, duke marshuar nga …