Berisha: Rezultati i shqiptarëve në Luginën e Preshevës është një ogur i bardhë për ta dhe gjithë shqiptarët

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke komentuar zgjedhjet në Serbi, tha se rezultati i shqiptarëve në Luginën e Preshevës është një ogur i bardhë për ta dhe gjithë shqiptarët.

Berisha: Por unë sot kam një urim shumë të përzemërt në emër të PD dhe në emrin tim për shqiptarët e Luginës së Preshevës, rezultatin e tyre historik në zgjedhjet e djeshme në parlamentin e republikës së Serbisë.

Ata, pas bashkimit në një koalicion të vetëm, fituan dy mandate dhe kanë të tretin të mundshëm.

Përfaqësimi i tyre, përfaqësimi i shqiptarëve, qytetarët më të shtypur në Evropë, me dy apo tre deputetë në parlament, është një ogur i bardhë për ta dhe për të gjithë shqiptarët.

About Redaksia

Check Also

Berisha: SPAK nuk e ka dërguar kërkesën për arrestimin e Ballukut sepse është nën kontrollin e plotë të Edi Ramës

Ambrozia Meta, SYRI TV: Edhe një pyetje të fundit. Nga këto zhvillime kemi harruar një …