Protestuesit janë zhvendosur para Kryeministrisë dhe kanë djegur fotot e kryeministrit Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.
Fotot e dy liderëve janë vendosur fillimisht mbi tryezën e dialogut, të vendosur përpara Kryeministrisë.
Më pas, protestuesit u kanë vënë flakën imazheve të tyre.
Ky veprimi vjen në ditën e 14-të të protestave studentore kundër qeverisë.
Të rinjtë vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të kundërshtojnë qëndrimin e qeverisë ndaj protestës.
Gazeta RD