Studentët e mbledhur në protestë kanë zgjedhur pankartat dhe mesazhet ironike për të shprehur kundërshtimin ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Në disa prej mesazheve, studentët kanë drejtuar kritika edhe ndaj Policisë së Shtetit, duke e akuzuar për dhunë ndaj të rinjve gjatë protestave. Pankartat nuk kanë lënë jashtë vëmendjes as zhvillimet politike në Serbi.


Një tjetër mesazh i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit, duke kundërshtuar perceptimin për një brez të paaftë dhe duke theksuar vendosmërinë e të rinjve për të kërkuar ndryshim.

“Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë. I dashur kryeministër, unë 7 fjalë di t’i lidh. Më testo dhe do të shohësh se nuk jemi brezi i të paaftëve. Rinia do të fitojë herët a vonë”, thuhet në një prej mesazheve të protestuesve.
Gazeta RD