Në një përpjekje sa gjakësore aq edhe qesharake, Edi Rama me dëshpërim depresiv po bën gjithçka të kthejë kohën mbrapsht.
Kohët kur i panjohur për gjindjen, Edi Rama bënte interesantin, të veçantin, kllounin politik që gajaste dynjanë me batuta të pacipa, kanë mbaruar.
Edhe kohët kur bënte prostitutën e vogël politike mes të mëdhenjve të Partisë Socialiste duke u hedhur sa te shtrati i njërit tek shtrati i tjetrit dhe kësisoj rrëmbente mandate si kryetar bashkie, kanë mbaruar.
Gjithashtu ka mbaruar edhe koha që me propagandë me tonelata e me fajin e ka Saliu ecte drejt pushtetit pa u ndalur, ndonëse nuk i kishte thënë punë mbarë në asgjë përveç “kryeveprës së zezë” së krijimit të dy shinave: blerjes së mediave dhe 20% e korrupsionit që siguronte para’ pa fund për të blerë pushtet e për t’u mbrojtur nga drejtësia.
Po ka mbaruar me kohë e me vakt edhe epika e vitit 2013, ku me një mitomani të admirueshme shprazte premtim-mashtrime monstruoze me shëndetësi falas e punësime qindra mijëshe imagjinare e heqje taksash për ushqimet bazë etj. broçkulla pa fund.
Në mbarim të të gjithë këtyre kohëve të gënjeshtërta ka mbetur tashmë lakuriq një individ shkatërrues i shtetit.
Tashmë kemi një individ gënjeshtar ordiner lagjeje.
Por kemi edhe një individ të zhytur në inkriminim me narkotrafikun dhe krijues të narkoshtetit dhe një peng të malavitës si asnjë njeri, që ka drejtuar këtë vend.
Kemi gjithashtu një egërsirë gjakësore që nuk heziton të bëjë çdo lloj dhune e të përdorë çdo lloj mercenari, horri, rrugaçi e vagabondi për të rrahur, dhunuar e terrorizuar për llogari të pushtetit e karriges së tij.
Kemi edhe një individ që ka mbushur qeverinë dhe shtetin me çfarëdo lloj injoranti boll të bëjnë kamikazin dhe të firmosin aferat e kusarirat e tij qindra milionë euro.
Tashmë kohë të reja kanë ardhur, dhe erëra të reja të forta po fryjnë në Shqipëri.
Dhe kohën s’ka zot mbi tokë që e kthen mbrapsht.
Pak po e sigurtë është që era e batakut kutërbues që solli ky individ do të na hiqet qafe bashkë me amoralitetin, plaçkitjen dhe agresivitetin gjakësor të mercenarëve të tij.
Koha e këtij ka vdekur, ka mbaruar, po, po, ka mbaruar, sepse buka e thyer me shqiptarët nuk ngjitet më kurrë, sepse gjaku i të rinjve të dhunuar, terrorizuar e masakruar në protesta ka hyrë në mes.
Gazeta RD