Deklarata e mjekut Ermal Pasha/ Policia nuk më lejoi ti jepja ndihmën e parë Erjon Vishkullit

Mjeku Ermal Pasha ka deklaruar se u përpoq t’i jepte ndihmën e parë të riut të plagosur në sy, por nuk u lejua t’i afrohej, edhe pse u prezantua si mjek.
Sipas tij, Erjoni fillimisht u fut në një ambulancë të policisë, por më pas u zbrit sërish prej saj.
“Kush e dha urdhrin?”, pyet mjeku, duke kërkuar sqarime për mënyrën se si u trajtua i plagosuri në ato momente kritike.
Dëshmia e tij ngre një pyetje që kërkon përgjigje: Përse u pengua dhënia e ndihmës së parë dhe kush vendosi që 28-vjeçari të zbritej nga ambulanca?
Pretendimet e mjekut mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.

About Krye Redaktor

Check Also

Revolta kundër Ramës/ Studentët e Mjekësisë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Studentët e Mjekësisë kanë nisur ditën e 15-të të revoltës kundër qeverisë, duke marshuar nga …