Studentët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

Protestuesit kanë nisur marshimin nga Rruga e Durrësit në Tiranë, duke u drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë.

Pas grumbullimit në zonën e Ministrisë së Arsimit, pjesëmarrësit në protestë kanë vendosur të zhvendosin tubimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar kështu aksionin e tyre protestues.

Marshimi vjen në kuadër të protestave që po zhvillohen prej ditësh në kryeqytet, ku studentët dhe qytetarët kanë ngritur një sërë kërkesash ndaj qeverisë, mes tyre edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit vijojnë lëvizjen nëpër rrugët e kryeqytetit, me destinacion godinën e Kryeministrisë, ku pritet të vazhdojë tubimi.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Begaj ministër pa portofol në shërbim të Ramës, përbuz teatrin politik për datën e zgjedhjeve!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj letrës së Presidentit Bajram …