Berisha: Këta parlamentarë e meritojnë gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kafkat e çara, kockat e thyera, jo të rinjtë!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke ju drejtuar deputetëve të PS, tha se këta parlamentarë e meritojnë gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kafkat e çara, kockat e thyera, jo të rinjtë.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë, java dhe ditët që kaluan, Tirana pa barbaritë më të mëdha ndaj të rinjve shqiptarë, barbari të papara gjatë asnjë pushtimi.

Në rrugët e Tiranës u thyen kocka të rinjsh, u çanë kafka, mjetet më të egra u përdorën kundër të rinjve.

Këta parlamentarë që shihni këtu, këta janë më kriminelë se ata që thyejnë kocka, se ata që çajnë kafka.

Këta janë kriminelë dhe këta e meritojnë gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kafkat e çara, kockat e thyera, jo të rinjtë.

About Redaksia

Check Also

“Kam kafkën e thyer”/ Aktivistja rrëfen dhunën nga policia në protestë: Më goditën me granatë…

Ky është normaliteti i ri që po jeton Tirana prej 13 tetorit 2026: protestë, përplasje, …