Berisha: Kongresmenët amerikanë kërkuan sanksionimin e Ramës dhe Lubi Ballukut, të gjithë do shkoni pas saj në burg!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kongresmenët amerikanë kërkuan sanksionimin e Ramës dhe Lubi Ballukut, duke iu drejtuar deputetëve të PS, se të gjithë do shkoni pas saj në burg!

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, një mbështetje e madhe vjen Kongresi i SHBA.
Dy kongresmenë ndër më të shquarit të atij vendi i dërgojnë një letër sekretarit Rubio.
Kongresmeni Joe Wilson, kryetar i Komisionit të Helsinkit në Kongresin amerikan dhe kongresmeni Keith Self.
Në këtë letër ata kërkojnë sanksionimin e Edi Ramës.
Ata kërkojnë sanksionimin e Lubi Ballukut.
E di si do shkoni ju pas Lubisë, njëri pas tjetrit.
E keni parasysh legjendën që kur i prekte zana, shndërroheshin në gurë. Ju do shndërroheni në të burgosur.
Ju u ka peng Lubia.
Pra, ju u ka prekur Lubia, të gjithë do jeni në burg si Lubia.
Mos e mbroni Padrinon, mos e mbroni një kriminel, një shpirt xhelat.

About Redaksia

Check Also

Berisha-Ballës: Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës, ti je më kriminel se kriminelët!

Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtuar Taulant Ballës se, ke porositur vrasjen e Ravik …