Alizoti: Nuk mund të ketë rend tjetër veçse revolta e studentëve!

Mes tymueseve, flakadanëve dhe protestës së opozitës për të diskutuar në kuvend dhunën barbare të policisë në protesta, Kuvendi kaloi vetëm me votat e maxhorancës të gjitha pr/ligjet në rendin e ditës.

Në një prononcim për Kuvendin deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti tha se maxhoranca po përpiqet të injorojë revoltën e studentëve dhe mohojnë krizën politike në të cilën ndodhet vendi.

“Në këtë situatë të sotme nuk mund të ketë rend tjetër veçse revolta e studentëve. Kjo përngjan me revoltën në Kinë, kur qeveria kineze gjatë kohës që njerëzit vriteshin me tanke miratonte në kuvend planin 5 vjeçar për bujqësinë. Parlamenti duhej të diskutonte për krizën në Shqipëri. Këta (I referohet maxhorancës) përpiqen ta mohojnë krizën por kriza është aty, prandaj ne protestuam se në rend të ditës duhe të ishte kriza dhe revolta e studentëve.

Ju vetë keni provuar dhunën policore gjatë protestës pse? Të rrijë një individ.

Sfida e opozitës shqiptare është të dëgjojë zemërimin e njerëzve. Shqipëria është në krizë të madhe. Zemërimi shoqëror sot është rendi I ditës. Kur një pushtet përdor dhunën ai është në fundin e tij. Kjo është çështje kohe.

Alizoti kishte dhe një mesazh për studentët protestues?

‘Vijoni të protestoni sepse kështu çlirohet Shqipëria. Ata i dhanë një leksion Shqipërisë. Vijoni sepse ju jeni rritur pa mite, vijoni sepse Shqipëria tek ju e ka shpresën”.

About Redaksia

Check Also

“Daily Mail”: 6 mijë USD kush qëndron në turma, vendim arbitrar i qeverisë shqiptare!

Tabloidi britanik, “Daily Mail” i ka bërë jehonë vendimit arbitrar të qeverisë shqiptare për të …