Transferimi i Erion Veliajt në Fier ndez përplasjet brenda PS-së. Mësohet se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, për dokumentacionin e transferimit të ish-kryebashkiakut të Tiranës.
“Ku e ke letrën e transferimit? Duhej ta kishe marrë para se të hyje. Nëse nuk e ke, jep dorëheqjen!”, mësohet t’i ketë thënë Çuçi ministrit.
Çështja Veliaj ka rikthyer debatet për procedurat e transferimit, kushtet e izolimit dhe përgjegjësinë institucionale, duke nxjerrë në pah tensionet e raportuara mes grupeve brenda Partisë Socialiste.
Gazeta RD