Partia Demokratike në Vlorë është në gatishmëri për protestën që do të zhvillohet nesër në Tiranë, në mbështetje dhe solidarizim me protestën e studentëve.
Kryetarja e PD-së Vlorë, Nada Meçorapaj, deklaron se strukturat e partisë janë angazhuar maksimalisht për organizimin dhe pjesëmarrjen në këtë protestë.
Meçorapaj thekson se, PD-ja ka shprehur qëndrimin e saj në mbështetje të plotë të studentëve, ndërsa nënvizon se të gjitha strukturat e degës së Vlorës janë në gatishmëri për të siguruar një pjesëmarrje sa më masive.
Sipas saj, angazhimi i demokratëve nuk kufizohet vetëm te protesta e nesërme, pasi edhe në protestat e mëparshme dega e PD-së në Vlorë ka treguar pjesëmarrje të konsiderueshme.
Organizimi i strukturave vijon me synimin për të mobilizuar sa më shumë qytetarë dhe demokratë nga Vlora, të cilët pritet t’i bashkohen protestës në kryeqytet.
Gazeta RD