Reagim i kryetarit të PD Vlorë, Atird Hoxha
I mësuar që t’ua hedh fajin gjithmonë të tjerëve për dështimet e tij, ashtu siç ka vepruar gjatë 9 viteve të “qeverisjes së tij, këto ditë, papërgjegjshmëria e lënies së fajit, doli jashtë kufijve të vendit!
Pasi ka dështuar për 9 vite me radhë në zbatimin e kushteve për integrimin e vendit në BE, ka filluar të përdor popullin shqiptar për mbulimin e dështimit.
Ka filluar të na prishë me fqinjët, në tentativën për të na izoluar gjithnjë e më shumë!
“Politikanët largohen.
Kombet mbeten.
Popujt tanë kanë një interes të përbashkët, i cili nuk duhet të cenohet nga një gjykim i gabuar i politikanit”
Kjo është përgjigja që i dha sot Bullgaria në emër të popullit bullgar, e cila reagoi ashtu siç duhet të reagonte edhe populli shqiptar!
Shqiptarët duhet të reagojnë dhe nuk duhet të dorëzohen përballë të keqes së madhe me emrin Rama.
Kjo nuk është më çështje politike e përfitime votash, por çështje dinjiteti dhe për të ardhmen e popullit shqiptar!