PD përshëndet ‘zhbllokimin’ nga Bullgaria: Nuk është vetoja shkaku i ngecjes së Shqipërisë, 4 arsyet

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI LUÇIANO BOÇI

Në emër të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar, përshëndes parlamentin bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ky është një hap i parë kyç në zhbllokimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në Bashkimin Europian.

Ritheksojmë faljen, që i kërkoi sot Kryetari i Partisë Demokratike kombit bullgar, për gjuhën prej fyesi serial të kryeministrit Rama.

Duke shtuar këtu se, heqja e vetos do ta rifusë procesin e integrimit në shinat e vërteta, ato të meritokracisë.

Partia Demokratike beson se nuk është vetoja bullgare arsyeja e moshapjes së negociatave, por një radhë shkaqesh të tjera:

Ndër to:

-Shpopullimi masiv i vendit, që ka derdhur në dyert e Europës më shumë shqiptarë se sa banorë të zonave të luftës në Afrikë dhe Lindje të Mesme;

-Korrupsioni me shokët ministra dhe shokët e ministrave, një pjesë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar;

-Përfshirja në vjedhje të pasurive publike, në trafik droge, dhe dhënia e statusit të investitorit strategjik të familjarëve të ministrave.

-Njolla e zgjedhjeve të manipuluara, që e kemi parë në kaq shumë përgjime e raporte.

-Kur thotë se Europa është më e sëmurë se Putini, ne i kujtojmë zotërisë në fjalë se Shqipëria, nën keqqeverisjen e tij, është kthyer në të ‘sëmurën e Europës’.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Bandat, hanxharët e krimit me të cilët Rama ekzekuton fletët e votimit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zbuluar arsyen përse u vendosën vetëm burra në postin …

Leave a Reply