Olta Blaceri, VIZION+: Zoti Berisha, Presidenti i Republikës ka nisur sot procedurën për dekretimin e datës së zgjedhjeve vendore. A do të marrë pjesë Partia Demokratike në zgjedhjet lokale?
Sali Berisha: Partia Demokratike nuk bojkoton zgjedhje. Partia Demokratike ka deklaruar dhe deklaron se Shqipëria është një diktaturë autoritare, se Shqipëria është narkoshteti i parë dhe i vetëm dhe se në Shqipëri nuk ka zgjedhje, por farsë zgjedhore.
Duke deklaruar të gjitha këto, Partia Demokratike është e vendosur të shfrytëzojë çdo mundësi, çdo potencial brenda këtij sistemi diktatorial, për të luftuar të keqen e madhe që ka mbërthyer shqiptarët.
Olta Blaceri, Vizion+: Zoti Berisha, ju folët për buxhetin dhe paketën fiskale. A do të kthehen deputetët e Partisë Demokratike në komisione për të diskutuar për këto projektligje apo ju do të mbani të njëjtin qëndrim në mbështetje të protestës së studentëve?
Sali Berisha: Ne do të diskutojmë lidhur me qëndrimet që do mbajmë, nuk janë të përcaktuara. Por ne, përparësi absolute kemi mbështetjen dhe mbrojtjen e protestës studentore, revoltës studentore. Se është revoltë, është revoltë!
Gazeta RD