Qindra anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga Vlora, Himara dhe Saranda janë nisur drejt Tiranës, ku sot zhvillohet protesta e opozitës në mbështetje të studentëve.
Sipas raportimeve, pjesëmarrja më e madhe vjen nga dega e PD-së në Vlorë, nga ku janë nisur rreth 300 persona.
Raportohet se organizimi i nisjes është bërë përmes automjeteve private.
Krahas anëtarëve dhe simpatizantëve të PD, në protestë pritet të marrin pjesë edhe qytetarë të tjerë nga këto zona, të cilët janë nisur drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar tubimit në mbështetje të studentëve.
Gazeta RD