Rrëzohet droni i policisë para Kryeministrisë, ndërhyrje me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

Situata para Kryeministrisë është tensionuar më tej pas rrëzimit të një droni të Policisë së Shtetit, që monitoronte zhvillimin e protestës.

Pas incidentit, efektivët kanë ndërhyrë ndaj protestuesve duke përdorur ujë me piper dhe gaz lotsjellës.

Gjatë tubimit të sotëm, policia ka vënë në dispozicion tre autobotë me ujë, dy prej të cilëve mjete të reja, për të përballuar përshkallëzimin e situatës.

Tensionet kishin nisur më herët para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit hodhën molotovë në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit u kundërpërgjigj me ujë me presion.

Më pas, turma u zhvendos drejt Kryeministrisë, ku pati sërish hedhje molotovësh në drejtim të godinës qeveritare. Për të penguar afrimin e protestuesve, policia vendosi një kordon sigurie përreth institucionit.

About Redaksia

Check Also

Protestuesit rikthehen te Kryeministria, përplasen me policinë: Dorëheqje! Poshtë diktatura!

Protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ përpara kryeministrisë. Policia ka vendosur kordon …