Berisha: Sot dështoi në mënyrë përfundimtare përpjekja e Edi Ramës, me anë të jagove të tij, për të përçarë protestën

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat, deklaroi se sot ka dështuar në mënyrë përfundimtare përpjekja e Edi Ramës për të përçarë protestën e studentëve dhe të rinjve.

Ai tha se, ata të cilët, si punë e Qorrit të tij, që deklarojnë se protestojnë për të përmirësuar Ramën, ata janë Jago të revoltës studentore’, tha Berisha.

Berisha tha se studentët dhe gjimnazistët nuk besojnë se kryeministri mund të ndryshojë dhe janë të bindur se ai duhet të largohet menjëherë nga pushteti.

Berisha: Sot dështoi në mënyrën më të turpshme përpjekja e Edi Ramës për të përçarë protestën në mënyrën më të neveritshme.

Ata të cilët, si punë e qorrit të tij, që deklarojnë se protestojnë për të përmirësuar Ramën, ata janë Jago të revoltës studentore.

Studentët e revoltuar, gjimnazistët i kanë prerë biletën Edi Ramës. Nuk besojnë kurrë se ai mund të përmirësohet.

Janë të bindur se ka kryer krime të rënda dhe duhet të largohet menjëherë nga pushteti. Dhe kjo pikërisht është arsyeja e përpjekjes së dëshpëruar të tyre, për t’i izoluar studentët nga mbështetësit e vërtetë dhe të fuqishëm të tyre. Po kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Në këtë përpjekje pati dhe mjeranë të angazhuar nga policia kriminale, por që të gjithë morën përgjigjen e merituar.

Pra, mund të themi se sot Edi Rama, me puthadorët e tij, dështoi në mënyrë përfundimtare të përçajë protestën.

Protesta studentore edhe njëherë ka nevojë jetike, të madhe, të mbështetet nga të gjithë ata që besojnë se Edi Rama është një e keqe e madhe në këtë vend, që duhet të largohet menjëherë.

Pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kenë njëri me tjetrin, pavarësisht nga programet e ndryshme që mund të kenë. Rëndësi kapitale ka që shqiptarët të mund të votojnë të lirë dhe me votën e tyre të zgjedhin më të mirët e të mirëve që ata besojnë.

Dënoj me forcën më të madhe dhunën e egër policore. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të studentëve të ndaluar në komisariatet e policisë. Dhe ftoj të gjithë ata policë që kanë minimumin e ndërgjegjes kombëtare dhe njerëzore, të hedhin kapelat, të bashkohen me studentët, se studentët po bëjnë një betejë për çdo shqiptar, edhe për policët dhe fëmijët e tyre, që ata të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.

Dhuna e tyre kundër studentëve do t’u rëndojë gjithë jetën në ndërgjegjen e tyre. Ndaj të braktisin narkoshtetin dhe të bashkohen me studentët.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Protestueset vishen si police, në duar mbajnë pankartën: Maska më e frikshme sot për sot policia!

Tre protestuese të maskuara janë veshur me uniforma policie për festën e Halloëeen. Njëra prej …