Përplasjet verbale mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë janë shënuar sërish para Kryeministrisë, ku qytetarët vijojnë të qëndrojnë në shesh, duke kundërshtuar largimin e tyre.
“Na lini të protestojmë”, dëgjohet t’i drejtohet një prej protestuesve efektivëve me uniformë blu.
Pamjet tregojnë momentin kur policia shtyn qytetarët për t’i larguar nga bulevardi dhe për t’i zhvendosur në trotuar. Protestuesit kundërshtojnë ndërhyrjen, duke këmbëngulur se duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për tubim.
Gazeta RD