Berisha: Tirana po jeton një tjetër ditë terrori nga falangat e narkoshtetit! Qytetarët të bashkohen në revoltën studentore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat ka akuzuar Edi Ramën se, po dhunon studentët dhe protestuesit me anë të falangat e narkoshtetit.

Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve, forcave politike, të bashkohen në mbështetje të revoltës studentore. Ai tha se, në këtë kuadër unë ftoj çdo qytetar të këtij vendi, ftoj të gjitha forcat politike të bashkohen në mbështetje të revoltës studentore.

Berisha: Tirana po jeton sot një ditë tjetër terrori, dhune të falangave të narkoshtetit në mbrojtje të kreut të organizatës kriminale, padrinos dhe zyrtarëve të tij.

Trimëria, guximi dhe vendosmëria e studentëve të revoltuar dhe gjimnazistëve mposhti në të gjitha rastet sulmet e egra të narkobanditëve që u përpoqën të shtypin me dhunë protestën.

Ndaj dhe unë kam një mirënjohje të pakufishme për të gjithë gjimnazistët dhe gjimnazistet, studentet dhe studentët, që me guximin, kurajon, vendosmërinë e tyre arritën sot të jenë defakto zotërit e vërtetë të Tiranës.

I treguan sot regjimit se dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve për një kapitull të ri në paqen sociale të vendit. Është kushti i të gjitha kushteve për krijimin e një qeverie kujdestare, në mënyrë që shqiptarët të shkojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në këtë kuadër unë ftoj çdo qytetar të këtij vendi, ftoj të gjitha forcat politike të bashkohen në mbështetje të revoltës studentore.

Të bashkohen në mbështetje të kësaj revolte me qëllimin e largimit të padrinos dhe rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve.

Me qëllim të bëjnë të mundur shqiptarëve të zgjedhin me votën e tyre më të mirët që ata mendojnë.

About Redaksia

Check Also

Protestueset vishen si police, në duar mbajnë pankartën: Maska më e frikshme sot për sot policia!

Tre protestuese të maskuara janë veshur me uniforma policie për festën e Halloëeen. Njëra prej …