Berisha: Çdo protestues i burgosur do dëmshpërblehet me trefishin e ligjit, asgjë nuk e ndal popullin shqiptar

Zoti Berisha, dhe një pyetje tjetër. Gjykata Penale e Tiranës në shumicën e rasteve, protestuesit të cilët janë arrestuar gjatë protestave, i ka liruar. Përpos disave që janë caktuar ‘arrest me burg me afat’, ose ‘arrest në shtëpi’. Si e komentoni ju këtë fakt?

Sali Berisha: Së pari, ata që janë dënuar me arrest shtëpie dhe burg, i garantoj se çdo ditë burg do të dëmshpërblehet me trefishin e ligjit! Çdo ditë!
Është burg për lirinë, për dinjitetin e shqiptarëve!
Së dyti, i përgëzoj ata gjykatës, të cilët në përgjegjshmëri të plotë, në zbatim të ligjit, kanë konstatuar arrestime të paligjshme nga narkobanditë, të cilët absolutisht do përgjigjen.
E morët vesh apo jo? Shefi i policisë kriminale në Beograd sot është në burg. Po edhe padroni i tij po ecin drejt burgut me shpejtësi. Ndaj dhe zhvillimet s’mund t’i ndalë askush, as me fake opozitë, as me Jago, me asgjë.
Populli është ngritur.
Urrejtja dhe pakënaqësia ndaj Edi Ramës ka kapur qiellin. Ata që duan t’i bëjnë shërbimet e fundit, do marrin vulën e turpit, siç e meritojnë.

About Redaksia

Check Also

Revolta kundër Ramës! Studentët e Mjekësisë braktisin auditorët dhe i bashkohen protestës

Protesta studentore po zgjerohet në ambientet universitare, ku të rinjtë vijojnë t’u bëjnë thirrje kolegëve …