Mesazhi kërcënues për Veliajn/ Rama përdhunon publikisht SPAK

Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka pretenduar në një prononcim për News24, se mbrëmjen e së premtes më 30 tetor, ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka zhvilluar një vizitë urgjente në burgun e Fierit, vizitë e cila nuk figuron e regjistruar në fletoren e burgut.

Sipas të dhënave, bëhet me dije se Gogu ishte veshur sportiv dhe mbante një kapele në kokë atë mbrëmje kur mbërriti në ambientet e burgut.

Në një bisedë mes të dyve në dhomën e izolimit të Veliajt, ministri i Drejtësisë i ka përcjellë porositë dhe kërcënimet e kryeministrit Edi Rama.

Gogu i ka thënë Veliajt se kishte disa gjëra që ishte i detyruar t’ia përcillte.

“Jam me porosi të KM këtu. Dua të të përcjellë tekstualisht atë që KM më ka porositur:

‘Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik, nga sot e tutje do të drejtohem vetëm si kryeministër.

-Dorëzo mandatin urgjentisht.

-Delego pushtetin te emrat që do të them unë.

-Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca.

“Në të kundërt, do të transferoj te burgu 302 dhe do orientoj SPAK-un të nisë hetime për minim të rendit kushtetues dhe do të të kalb në burg”.

Ndërkohë, mësohet se Veliaj është përgjigjur menjëherë dhe i ka thënë ministrit të Drejtësisë se; “dhe sikur 100 vite burg të bëj, nuk ia marr fytyrën fëmijëve të mi”.

Ngjarja është zhvilluar brenda pak minutash. Vetëm mëngjesin e sotëm, Veliaj ka mundur të kontaktojë avokatin e tij, Plarent Ndreca, duke ndarë me të edhe detajet e vizitës.

Sipas pretendimeve të bëra, ngjarja ngre pikëpyetje jo vetëm për rolin e ministrit të Drejtësisë, i cili akuzohet se ka përcjellë mesazhin, por edhe për përfshirjen e kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilit ngrihen akuza për përdorimin e emrit të SPAK-ut në kontekstin e presioneve ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 shkurt 2025.

About Redaksia

Check Also

Revolta kundër Ramës! Studentët e Mjekësisë braktisin auditorët dhe i bashkohen protestës

Protesta studentore po zgjerohet në ambientet universitare, ku të rinjtë vijojnë t’u bëjnë thirrje kolegëve …