Në një reagim publik, Bardhi u shpreh se përplasja mes Ramës, Veliajt dhe ministrit Oltion Gogu nuk përbën surprizë, por sipas tij, konfirmon denoncimet e opozitës për mënyrën se si funksionon Partia Socialiste.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së theksoi se përplasjet e brendshme në një forcë politike që, sipas tij, funksionon si organizatë mafioze, përfundojnë në konflikte mes vetë anëtarëve të saj.
Reagimi i Bardhit
Shqipëria ka halle shumë më të mëdha sesa lufta e brendshme mafioze mes Ramës dhe Veliajt. Nuk ka asnjë surprizë në sjelljen e Rama-Veliaj-Gogu. Ata thjesht po dëshmojnë çdo ditë se janë pikërisht ajo parti që ne kemi denoncuar prej kohësh: një organizatë mafioze, ku anëtarët sillen si mafiozë, shantazhojnë dhe kërcënojnë njëri-tjetrin.
Kur një parti politike shndërrohet në një organizatë mafioze, herët a vonë vjen dita kur anëtarët e saj kthehen kundër njëri-tjetrit dhe fillojnë të hanë kokat e njëri-tjetrit. Dhe duket se pikërisht në këtë pikë kanë mbërritur sot. Për gjithçka që i kanë bërë Shqipërisë dhe Tiranës, Zoti ua shtoftë inatin!
Shqipëria nuk mund të mbetet peng i përplasjeve dhe pazareve të tyre. Problemi i vendit është shumë më i madh sesa lufta për pushtet brenda kësaj organizate mafioze të korruptuar.
Gazeta RD