I Çmenduri kërcënon edhe avokatin e Veliajt/ Më mori në telefon dhe shkëmbyem sharje

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka bërë deklarata të forta në emisionin “Opinion”, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama e ka telefonuar dhe e ka kërcënuar gjatë një komunikimi të tensionuar.

Ndreca tha se mes tij dhe kryeministrit ka pasur shkëmbime sharjesh dhe se një komunikim i tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme.

Sipas avokatit, përplasja lidhet edhe me marrëdhëniet mes Ramës dhe Erion Veliajt, për të cilin Ndreca ka shërbyer si këshilltar politik.

Ai deklaroi se kryeministri e ka akuzuar personalisht se ka nxitur pavarësinë politike të Veliajt ndaj tij.
“Rama më ka telefonuar dhe ka treguar pakënaqësitë e tij ndaj meje si këshilltar politik. Më ka thënë: Ti ke nxitur pavarësinë e Veliajt ndaj meje”, u shpreh Ndreca.

Por deklarata më e rëndësishme e avokatit lidhet me letrën e fundit të Erion Veliajt, në të cilën kryebashkiaku i Tiranës ka ngritur pretendime ndaj kryeministrit.

Ndreca tha se është dëshmitar i drejtpërdrejtë i ngjarjeve të përmendura në pikën e tretë të letrës dhe se zotëron komunikime që, sipas tij, mbështesin pretendimet e Veliajt.

“Unë jam dëshmitar dhe kam edhe prova për pikën e tretë të letrës së Veliajt”, deklaroi ai.

Avokati la të kuptohet se mund t’i bëjë publike këto komunikime, megjithëse u shpreh se nuk dëshiron ta ndërmarrë një hap të tillë.

Deklaratat e Ndrecës marrin rëndësi të veçantë në kontekstin e përplasjes së hapur mes Veliajt dhe Ramës, pasi avokati pretendon se nuk ka vetëm dijeni për ngjarjet, por edhe prova dhe komunikime personale me kryeministrin.

Deklarata e plotë e Plarent Ndrecës në “Opinion”

“Unë kam pasur një komunikim të tensionuar me kryeministrin. Edhe sot. Kam pasur telefonatë me kërcënime e sharje reciproke. Të tensionuar.
Nuk është mirë t’i nxjerr, por jam i detyruar. Jam dëshmitar vetë dhe kam komunikime me kryeministrin. Rama më ka telefonuar dhe ka treguar pakënaqësitë e tij ndaj meje si këshilltar politik. Më ka thënë: Ti ke nxitur pavarësinë e Veliajt ndaj meje.
Unë jam dëshmitar dhe kam edhe prova për pikën e tretë të letrës së Veliajt. Jam vetë dëshmitar.”

About Krye Redaktor

Check Also

Avokati i Veliajt/ Takimi me Gogun në zyrën e Drejtorit, kush ja kërkoi delegimin e detyrës për Hajdarin

Deklaratat e Plarent Ndrecës në emisionin “Opinion” “Gogu thotë se ka shkuar për të parë …