Lubonja: Rama si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm!

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Fatos Lubonja u shpreh se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama janë si në kohën e Enver Hoxhës dhe se ky i fundit mendon se mund të kontrollojë gjithçka.

Sipas tij, Rama për të ruajtur pushtetin ka vënë në lëvizje aktorë të tretë, si Toni Gogu, ndërsa ka shtuar se ekziston mundësia që veprimet e Ramës të përshkallëzohen edhe më tej.

“Interesantja është që kërkon ta pranojë ose do të ketë pasojat të cilat i lexuam. Këtu nis problemi, nga njëra anë shoh Edi Ramës se ky ka pritur që do ta pranojë si në kohën e Enver Hoxhës, jemi në një situatë ku ky ka çuar Gogun atje duke besuar se Erioni do ta pranojë, por i vjen një kundër goditje e tillë…Por nga ana tjetër nuk jam i qartë se sa mund të bëhet edhe më i rrezikshëm. Nuk mendoj se jemi në një kohë kur drejtësia komandohet në mënyrë absolute si në kohën e Enver Hoxhës.

Tani mendoj drejtësia është më e kujdesshme… Shqetësimi më i madh është se për të ruajtur pushtetin diktatori, mund të vërë në lëvizje aktorë të tjerë, vendosja e kriminelëve në aksion. Sigurisht mbron pushtetin e tij dhe ato interesat e tyre. Këto grupime apo parti të bazuara mbi krimin nuk ndërtojnë miqësi të vërteta. Edhe kur kanë qenë bashkë dikur i ka lidhur interesi personal.

Një mik i vërtetë po të ishte Toni Gogu do i thoshte kryeministrit “nuk ia çoj”. Dhe nëse ke vërtet prova që ky ka dashur të sulmojë rendin kushtetues nuk përdoret si shantazh, por dërgohet në drejtësi. S’mund të përdore një akuzë e tillë, nëse është e vërtetë, apo ta pranojë”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

“Le Monde”: Protestat në Shqipëri nuk ndalen, Rama përgjigjet me gjoba dhe kufizime për tubimet

Përballë shtimit të përplasjeve mes policisë dhe protestuesve, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar masa …