Këlliçi: Episodi me Toni Gogun, vërteton gjithë punët e pista të Edi Ramës

Nga Belind KELLIÇI

Episodi me korrier Toni Gogun, kërcënimi që ka përcjellë, vizita klandestine e një Ministri afër mesnatës në një qeli, përmban padyshim elemente të veprës penale, përveçse tregon degradimin total etik, moral dhe politik të atyre që qeverisin.

Një ngjarje që meriton hetim. Por nga ana tjetër, kjo histori mafioze është një konfirmim për të gjitha akuzat ndaj Edi Ramës.

Kryeministri kishte ngarkuar Ministrin e tij të Drejtësisë për një punë të pisët, dhe tanimë ky është fakt. Është konfirmuar.

Pas kësaj, edhe për më militantët dhe skeptikët është krejt e besueshme raporti i Edi Ramës me bandat kriminale në vend dhe ngritja në majë të pushtetit e koordinatorit Gys Agasi.

Siç mandatoi Gogun për këtë mision, ka mandatuar më parë edhe Gysin.

Është një vërtetim më shumë se Ron Yeffet është pajtuar për punët e errëta, për afera të rënda korruptive e kriminale nga Edi Rama.

Është edhe më e sigurtë që ka nisur Belindën në takime me ndërtues ku janë ndarë tenderat sipas porosisë dhe orekseve.

Është pa dyshim tashmë se Vlora e SHISH shkonte dhe merrte direktiva në zyrën e tij, se kush duhej të përgjohej e kush duhej mbajtur në survejim.

Kështu ka vepruar me AKSH-in, kështu ka rekrutuar McGonigalin, diplomatë e ambasadorë.

Kjo është mënyra se si ai funksionon, si vepron. Me porosi, me shantazhe, me joshje, me pakte kriminale.

Ndaj episodi me Veliajn është shumë më tepër se sa luftë e brendshme klanesh.

Është pasqyra që tregon edhe një herë karakterin kriminal dhe mënyrën mafioze të funksionimit të një Kryeministri.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja e EuroNews i përmend dhunën policore në protestat e studentëve, Rama del nga fiqiri

Kryeministri Edi Rama është revoltuar gjatë një interviste me gazetaren e Euronews, Maria Tadeo, pasi …