Shpërthimi në apartamentin në Elbasan, një viktimë, 10 persona në spital, një 69-vjeçar ende i pagjetur

Një shpërthim i fuqishëm në një pallat 5-katësh në Elbasan shkaktoi dëme të rënda strukturore dhe humbjen e jetës së një 83-vjeçareje.

10 persona janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe kontrolle, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e një 69-vjeçari që rezulton ende i pagjetur.

Pas shpërthimit të fuqishëm në një pallat banimi në Elbasan, dëmet në strukturë duken shkatërruese dhe bilanci njerëzor mbetet i rëndë.

Verifikimet paraprake flasin për një ndërtesë që nuk mund të banohet më, ndërsa autoritetet kanë evakuuar banorët.

Pamjet nga godina e dëmtuar tregojnë një goditje të rëndë në strukturë, ku tre kate të pallatit janë bashkuar me njëri-tjetrin.

Sipas vlerësimeve paraprake të specialistëve të inxhinierisë së ndërtimit, pallati është tërësisht i pabanueshëm dhe duhet të shembet.

Në këtë fazë, bëhet fjalë për verifikime paraprake, ndërsa shkalla e plotë e dëmit pritet të qartësohet nga ekspertiza përkatëse.

Shpërthimi ka lënë pas dëme të mëdha strukturore, duke e kthyer godinën në një objekt të pasigurt për banim.

Një viktimë dhe tetë të lënduar

Nga ngjarja ka humbur jetën një grua 83 vjeçe. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 8 persona të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë, po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Ngjarja e ka kthyer pallatin në një pikë kritike sigurie, me pasoja të rënda si në njerëz ashtu edhe në strukturën e godinës.

Për shkakun e shpërthimit dhe përgjegjësitë eventuale, deri tani nuk janë bërë publike të dhëna të tjera.

About Redaksia

Check Also

BE pranon dështimin e SPAK/ Qeveritarëve të korruptuar nuk u preket pasuria

Ndërsa retorika politike mbi sukseset e reformës në drejtësi dhe goditjet e rrepta ndaj korrupsionit …