Demokratët e Shkodrës sot votojnë për të zgjedhur Kryesinë e re

Partia Demokratike dega Shkodër ka organizuar këtë të shtunë proçesin e zgjedhjes së kryesisë së degës.  Sipas statutit të ri të PD-së, të drejtë vote për kryesinë e degës kanë kryetarët e grupseksioneve, kryetarët dhe sekretarët e seksioneve në territorin e Bashkisë Shkodër.

Nga 52 kandidatë për anëtarë të kryesisë së PD Shkodër do të përzgjidhen 25, ku 30% e tyre do të jenë femra.

Për këtë proçes foli edhe kreu i PD Shkodër, Gjenarin Kapcari, i cili tha se, pjesëmarrja në votim është e kënaqshme…

Edhe ky proçes, ashtu si edhe votimet e fundit, nuk është zhvilluar në selinë kryesore të PD. I pyetur për këtë, Kapcari tha se, Partia Demokratike është çështje anëtarësie, jo çështje muresh.

Votimi ka nisur që prej ores 08:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri rreth orës 18:00 të mbrëmjes.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …

Leave a Reply