Kedhi takim në Degën e PD nr.4 Tiranë: Gati për të shtunën!

Nënkryetari i PD, Nikola Kedhi ka zhvilluar një takim me demokratët e Degës nr.4 në Tiranë për protestën e së shtunës.

Kedhi shkruan se, këtë të shtunë do jemi edhe më shumë, shqiptarët janë ngritur pa kthim deri në shpëtimin e vendit.

Postimi

Dega 4 ka qenë pa rreshtur çdo ditë në krahë të studentëve. Dy të shtunat e kaluara strukturat dhe anëtarët e kësaj dege, bashkë me qytetarët kanë qenë të shumtë. Këtë të shtunë do jemi edhe më shumë. Shqiptarët janë ngritur pa kthim deri në shpëtimin e vendit. Për këtë nuk ka më asnjë dyshim.

Në mbledhjen e kryesisë ndamë detyrat, folëm për punën e bërë dhe diskutuam, për protestën dhe për zgjedhjet lokale të pranverës. Përballë kemi një autokraci. Ndaj ne jemi të vetëdijshëm që duhet të jemi në versionin tonë me të mirë, të pergatitur dhe në terren.

Puna ka nisur prej javësh! Shihemi të shtunën në orën 12.00!

Mund të jetë një imazh i duke studiuarMund të jetë një imazh i teksti

About Redaksia

Check Also

Si dështoi skema e Agasit me shefen e SHISH dhe pronaren e një televizioni për të takuar Ambasadorin amerikan

Dy muaj përpara arrestimit, Ergys Agasi po organizonte një takim mes ambasadorit të ardhshëm amerikan, …