Rama në panik nga protesta, 1200 policë rrethojnë kryeministrinë dhe ministrinë e Arsimit

Partia Demokratike pritet që në orën 12:00 të ditës së sotme të mblidhen për të protestuar. Gjithashtu edhe studentët kanë paralajmëruar një protestë për sot, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Si pasojë, policia ka bërë një plan masash për protestat e sotme. Raportohet se në terren janë angazhuar 1200 efektivë policie.

Në këtë plan përfshihen Forcat e Rendit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat do të pozicionohen pranë institucioneve, si dhe automjetet policore ujë hedhëse.

Edhe komisariatet e Policisë së Tiranës kanë angazhuar agjentët e tyre për garantimin e rendit dhe të qetësisë publike, në përputhje me planifikimin ditor të shërbimeve policore.

About Redaksia

Check Also

Buxheti 2027/ Tabaku: Shqiptarët paguajnë më shumë taksa, paratë shkojnë për PPP dhe projekte të qeverisë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, në “Këndin e fundjavës” ia ka kushtuar  projektbuxhetit dhe paketës …