Fisnik Qosja: Shqiptarët po bashkohen dhe ndryshimi është i pashmangshëm!

Demokratët nga të gjitha rrethet e Shqipërisë u bashkuan sot në protestë, krah studentëve për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Edhe demokratët e Kavajës së bashku me kryetarin Fisnik Qosja zbritën sot në bulevard.

Shqiptarët po bashkohen dhe ndryshimi është i pashmangshëm” thekson Qosja në një postim në Facebook.
  
“Në protestë me demokratët e Kavajës dhe Rrogozhinës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Nevoja për një marrëveshje të re politike është para syve të të gjithëve. Prej 5 muajsh protestat e pandërprera e kanë paralizuar vendin dhe ka nxjerrë para syve të të gjithë botës degradimin e kësaj mazhorance në krim dhe korrupsion.

Shqiptarët po bashkohen dhe ndryshimi është i pashmangshëm”, thekson Qosja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo student dhe qytetar se gjobat e narkoshtetit do t’u rikthehen atyre me vlerë 3 herë më të lartë!

Berisha: Shpreh mirënjohje shumë të thellë për studentët dhe qytetarët, për pjesëmarrjen e tyre të …