Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi njëri me tjetrin! E keqja më e madhe e këtij kombi ka emrin Edi Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për median mbrëmjen e sotme, përsëriti apelin për t’u bashkuar për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

Berisha tha se, bashkimi do të sillte ndarjen nga regjimi i narkoshtetit, për të proceduar me një qeveri kujdestare që përgatit kuadrin ligjor dhe krijon të gjitha kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, në mënyrë që çdo shqiptar të votojë me vullnet të lirë për forcën politike dhe kandidatin që do.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, do ta mbyll këtë fjalë timen me ftesën për të gjithë ju, të bashkohemi të mbështesim studentët.

Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi njëri me tjetrin.

Pavarësisht nga dallimet që mund të kemi njëri me tjetrin. Të bashkohemi me studentët të cilët po zhvillojnë një betejë epike kundër të keqes më të madhe të këtij kombi që e ka emrin Edi Rama.

Ju garantoj se Partia Demokratike është e vendosur t’i mbështesë totalisht studentët, revoltën e tyre dhe të respektojë plotësisht të gjithë ata të cilët janë në këtë linjë.

Janë të pranishëm. Ftoj, ftoj çdo qytetar të angazhohet në këtë betejë.

Bashkimi i të gjithë faktorëve opozitarë duhet të jetë kurora e kësaj lëvizje të madhe të paparë që po zhvillohet në Shqipëri.

Për t’u ndarë nga regjimi i narkoshtetit, për të proceduar me një qeveri që përgatit teknike apo kujdestare si të doni ta quajmë, që përgatit kuadrin ligjor dhe krijon të gjitha kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, në mënyrë që çdo shqiptar të votojë me vullnet të lirë për forcën politike dhe kandidatin që do.

About Redaksia

Check Also

“Vilat e Ballukut” pushtojnë Google Maps/ “Pishina duket e mrekullueshme”, qytetarët shpërthejnë me komente

Qytetarët kanë lënë komente për vilat e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, në Google Maps. Por ajo …