CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Ndoja-Gjiknurit: Nëse keni vullnet, pse s’e ngrini Komisionin Hetimor për administratën në zgjedhje?

Deputeti i PD, Arjan Ndoja ka kërkuar nga bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore në radhët e PS, Damian Gjiknuri, që të mos u hedhin hi syve qytetarëve shqiptarë, pasi me sistemin zgjedhor aktual deformohet vullneti i shqiotarëve.

Duke folur në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Ndoja i referoi Gjiknurit disa fakte, për të cilat kërkoi konfirmimin apo kundërshtimin.

Ndoja renditi faktin se nuk kanë njohur të mjaftueshme prej anëtarëve të ‘Zgjedhores’, ligjin e financimeve politike që janë bërë në tryezë diskutimi, vendimin e GJK për Komisionin Hetimor për ndikimin e administratës punlike në zgjedhje etj.

Sipas Ndojës, vullneti i mazhorancës për Reformën Zgjedhore nis me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor për përfshirjen e administratës në zgjedhje.

About Redaksia

Check Also

Gazetari holandez i arrestuar në Prosteste/ “Donin të më akuzonin për lidhje me Antifa”

Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei, i cili jeton dhe punon në Tiranë, ka folur …