Berisha: Rama e ka blerë presidentin me “lecka”! I ka firmosur pronat e ushtrisë pa firmën e tij!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka blerë presidentin aktual, Bajram Begajn.

I ftuar në ‘Drejt’, i pyetur nëse ishte e mundur të zbatohej edhe sot skema politike e vitit 2001, Berisha u shpreh se nuk ishte i bindur për të hyrë në marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

“Unë nuk isha i bindur se duhet të hynim në ato pazare me Edi Ramën. Ajo marrëveshje e diktuar, për të zgjedhur një president konsensual me të nuk shërbente gjë, se ai është baloz krimi”, deklaroi Berisha.

Gjatë intervistës, moderatori, Luan Rama e pyeti drejtpërdrejt nëse po pretendonte se Rama kishte blerë presidentin aktual. Berisha iu përgjigj: “Me lecka! Shihe se si e ka blerë. I ka të gjitha pronat e ushtrisë. I ka firmosur pa firmën e presidentit, se ka qenë ministër i Mbrojtjes. Pa firmë të komandantit të përgjithshëm. Është krim absolut”.

About Redaksia

Check Also

Gazetari holandez i arrestuar në Prosteste/ “Donin të më akuzonin për lidhje me Antifa”

Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei, i cili jeton dhe punon në Tiranë, ka folur …