Anulimi i Samitit të NATO-s, Shehu: Shqipëria ka humbur besimin, shkak korrupsioni dhe lidhjet e qeverisë me krimin

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Samiti i NATO-s i vitit 2027 nuk do të zhvillohet në Tiranë. Në një reagim në Facebook, Shehu e cilëson këtë një lajm të keq, por të paralajmëruar, ndërsa argumenton se arsyeja e vërtetë e anulimit nuk lidhet vetëm me nivelin e ulët të financimit të Shqipërisë për NATO-n, por edhe me mungesën e besimit dhe të sigurisë.

Sipas deputetit demokrat, korrupsioni, përfshirja e institucioneve në funksion të tij dhe lidhjet e pretenduara të niveleve të larta të qeverisjes me krimin dhe trafikun kanë krijuar një situatë që, sipas tij, e bën Shqipërinë të papërshtatshme për organizimin e një aktiviteti të tillë ndërkombëtar.

Më tej, Shehu thekson se një shtet ku sundojnë korrupsioni dhe krimi nuk mund të garantojë sigurinë e aktiviteteve madhore ndërkombëtare.

Reagimi

Një lajm i keq, por i paralajmëruar ky për shqiptarët.

Ashtu siç u parapri, që në vigjilje të Samitit të NATO-s në Ankara, vitin që vjen nuk do të zhvillohet ai aktivitet në Tiranë.

Kjo “tingëlloi” më tej me zhvillimin e atij Samiti, me deklaratën finale të Ankarasë.

Një arsye, që qarkullon formalisht, është mbështetja e ulët financiare e Shqipërisë në përqindje të GDP-së për NATO-n.

Në fakt, është shumë më tepër se kaq, sepse kjo dihej që kur u “vendos” për ta realizuar në Tiranë këtë Samit.

Prandaj, pa u artikuluar se është mungesa e sigurisë për një aktivitet të tillë, që e anuloi përfundimisht nga Tirana.

Janë shumë elemente, si rritja galopante e korrupsionit, vënia e institucioneve në funksion të tij, nën krimin e trafiku.

Implikimi me krimin, që nga anëtarë të Qeverisë e deri te drejtuesja e Shërbimit Informativ.

Duke krijuar tablonë e plotë të Narko-shtetit që po qeveris vendin, që shkatërron sigurinë.

Në këto kushte, ka humbur çdo besim…

Një Narko-shtet është krejt i pasigurt për të tilla aktivitete madhore.

Sepse mungesa e sigurisë lidhet direkt me sundimin e korrupsionit, krimit etj.

About Redaksia

Check Also

Rama në Dublin/ Këlliçi: I vetmi kryeministër i pyetur për protesta dhe afera

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi është shprehur në një postim në rrjetet sociale rreth fjalëve …