Nga Elona CASLLI
Një banderolë u shpalos dje në shkallët e stadiumit, me syrin e gjakosur të Erjon Vishkullit. Në të folurën e përditshme quhet banderolë, por në rrethanat tragjike ku ndodhet sot shoqëria shqiptare, ajo është shumë më tepër se një banderolë: është një ‘pasqyrë’ në të cilën kjo shoqëri duhet të shohë veten dhe t’i japë përgjigje disa pyetjeve.
Çfarë bën një shoqëri kur pushteti ia nxjerr padrejtësisht syrin një të riu?
Çfarë bën një shoqëri kur pushteti ia thyen këmbën padrejtësisht një të riu?
Çfarë bën një shoqëri kur pushteti i dëmton kafkën një të reje dhe ushtron dhunë padrejtësisht kundër qindra të tjerëve brenda komisariateve?
Të rinjtë u vetësakrifikuan për ta zhveshur pushtetin nga çdo mbulesë propagandistike dhe për t’ia nxjerrë sheshit fytyrën e vërtetë.
Shoqëria shqiptare çfarë bëri?
Ku ishte? Si reagoi? Si iu përgjigj të rinjve që paguan me trupin e tyre çmimin e përballjes me pushtetin?
Post Scriptum: Përgjigjen e gjeni te syri i gjakosur mbi banderolë dhe te përshëndetja e veçantë që Taulant Balla i rezervoi çdo shqiptari mbrëmjen e djeshme në stadium.

Gazeta RD