Erdhi dita…

Nga Adriana KALAJA
Sot jam thirrur në orën 12.30 në SPAK, të jap shpjegime lidhur me kallëzimin penal datë 6 maj 2025, kundër mafiozes Irena – Gjoka – Maneku – Shpata – Maneku – Gjoka, me disa datëlindje e pashaporta, dhe 3 kallëzimeve shtesë të bërë në vijim.
Për ironi të fatit, kallëzimi i fundit kishte si subjekt dhe të dënuarin e arratisur Oltion Bistri, i cili në këmbim të heqjes sê sekuestros së pronave miliona euro nga banditja Irenë me shumë mbiemra, datëlindje dhe pashaporta, ka dyshime të forta për ndërhyrje në sistemin TIMS dhe autoritetet greke lidhur me këtë gjyqtare.
Më ndiqni sipas dëshirës në deklaratën pas daljes nga SPAK, përsa i përket fakteve të rënda penale të amnistuara fatkeqêsisht nga Ilir Rusi e KLGJ, Artur Metani e ILD, Atltin Dumani, Klodian Braho e SPAK:
1. Si mund të mos kishte dijeni për procedimin ndaj mafiozes gjyqtare, përsa kohë kishte autorizuar avokat për fshirjen e dëbimeve më 31.03.2003?
2. Si mund të mos kishte dijeni për një proces të inicuar vetê?
3. Pse deklaroi para KLGJ dhe SPAK se nuk dinte ku e kishte pashaportën, ndërkohë letër porosia ardhur nga Greqia ka konfirmuar akuzat tona (foto poshtë)?
4. Si mund të pretendojë edhe për padijeni edhe për amnisti në shtetin Grek?
5. Si mund të figurojë në Shqipëri në datën e lindjes së djalit në Milano?
Për këto e për shumë skandale të rënda, mos i fikni celularët 😂

About Redaksia

Check Also

A mos është “Rilindja” e piktorit dega shqiptare e “botës” serbe?!

Nga Kim MEHMETI Ka vite që kam kërkuar shpjegim nga cilido që mund të ma …