Koalicionet/ Berisha: Jemi për listë të hapur të partive, asnjë parti nuk do marrë vota nga partia tjetër

Lidhur me koalicionet, kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë takimit me Grupin e PD se, ‘jemi për listë të hapur të partive, asnjë parti nuk do marrë vota nga partia tjetër’.

Berisha: Dy, ka një moment në legjislacionin aktual dhe unë ndjej keqardhje që nuk e citojnë shumë: momenti i qartë antidemokratik është qëndrimi ndaj koalicioneve në ligj.

Dhe ky moment antidemokratik, për hir të së vërtetës, është denoncuar edhe nga faktori ndërkombëtar.

Partia Demokratike qëndron plotësisht tek rikthimi, tek sanksionimi i të drejtës që të gjitha partitë politike që të mbledhin në koshin e vet të gjitha votat që hidhen për atë parti.

Po, larg duart partitë e mëdha mbi koshin e votave të partive të tjera. Listë të hapur të partive.

Do dëgjoni ju në darkë se si do reagojë mafia e votës së lirë, se si do t’i mohojë këto, se do të gjejnë ata të cilët flasin, e kanë gjuhën të lidhur me xhepin jo me trurin, dhe të thonë të kundërta.

Jo, ne jemi për listë të hapur të partive dhe asnjë votë  partitë e tjera të mos mund të marrin nga asnjë parti.

E bëjmë këtë sepse është demokratike, por edhe sepse ne jemi për bashkimin e të gjithë faktorëve opozitarë kundër të keqes më të madhe që e ka emrin Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

“Zgjedhorja”/ PD prezanton paketën e plotë/ Ja 8 fushat ku do të ndërhyhet për ndarjen e plotë të partisë-shtet

Partia Demokratike ka prezantuar paketën e plotë në kuadër të Reformës Zgjedhore, me ndërhyrjet që …