Berisha: Do të mbështesin votimin e detyrueshëm të qytetarëve! Jemi kategorikisht kundër numërimit elektronik

“Ftojmë të gjitha forcat politike opozitare të mbështesin votimin e detyrueshëm të qytetarëve. Jemi kategorikisht kundër numërimit elektronik”, tha lideri i opozitës, Berisha.

Berisha: Ne ftojmë të gjitha forcat politike opozitare të mbështesin votimin e detyrueshëm të qytetarëve.

Vende demokratike si Australia dhe jo vetëm, Belgjika dhe jo vetëm, duke parë kthetrat e qeverisë dhe oligarkëve të saj mbi votat, mbi blerjen e të drejtës së votës ‘rri ti, mos dil ti se ti nuk më voton mua se unë e di që ti je kundra meje, por rri në shtëpi dhe merr këto lekë’, dhe kjo është një praktikë shumë e zakonshme.

Atëherë, çfarë kanë bërë këto vende?

Me mençuri kanë vendosur detyrimin e çdo qytetari që të votojë, duke përjashtuar pra mundësinë e blerjes të të drejtës së votës.  Se tjetër vota, tjetër e drejta e votës.

Vota është ‘hajde voto për mua të jap kaq lekë’, kurse kjo ‘jo, jo rri në shtëpi ti’. Këtë e kanë përdorur masivisht.

Pra, ne duhet të kërkojmë votim të detyrueshëm për qytetarët.

Jemi kategorik kundër çdo forme numërimi elektronik mbasi ky lloj numërimi është shfaqur me probleme të mëdha në shumë vende. Në Shqipëri po e po, por dhe vende të tjera të botës. Asnjë votim elektronik.

Për votën e diasporës, duhet të diskutojmë gjerësisht se ne e pamë, nuk e kundërshtojmë kurrë të drejtën e tyre të votës, por mënyra e zbatimit të kësaj duhet parw, të gjejmë mënyrat më të sigurta, më transparente.

Ndaj dhe përpiqemi, zotërinj deputetë, të bëjmë të pamundurën për të përcaktuar të gjitha modalitetet.

About Redaksia

Check Also

“Zgjedhorja”/ PD prezanton paketën e plotë/ Ja 8 fushat ku do të ndërhyhet për ndarjen e plotë të partisë-shtet

Partia Demokratike ka prezantuar paketën e plotë në kuadër të Reformës Zgjedhore, me ndërhyrjet që …