U përball i vetëm me 6 policë, lirohet Klevi Metaj dhe kallzon efektivët për keqtrajtim

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Klevi Metajt, duke zëvendësuar “arrestin në shtëpi” me masën “detyrimi për t’u paraqitur një herë në muaj pranë organit përkatës”.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati, Gentian Sejrani, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale njoftoi se së bashku me kolegun Taulant Asllanaj përfaqësuan Metajn në seancën në Apel, pas ankimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Sipas Sejranit, Apeli vendosi të ndryshojë masën e sigurimit personal, duke e liruar Metajn nga qëndrimi i detyruar në banesë.

Në reagimin e tij, avokati bëri të ditur gjithashtu se është regjistruar kallëzimi penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, lidhur me atë që ai e cilëson si trajtim degradues dhe çnjerëzor ndaj Klevin Metajt.

About Redaksia

Check Also

Spiropali ja plas në sy Ramës/ “Shteti duhet të ndahet nga Partia, të korruptuarit në burg”

Rama propozoi përjashtimin e Spiropalit nga partia, ndërsa nuk dinte se mbi ç’bazë ligjore po …