“Ripërtëritja”, studenti: Pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje të lira, të bashkohemi për të larguar regjimin

Studenti që nuk ka munguar në asnjë protestë në Tiranë, Hebi Haznedari, duke folur në ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ së Partisë Demokratike në Berat, kërkoi bashkimin e opozitës për largimin e qeverisë së Edi Ramës, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për një PD të ripërtërirë, të fortë dhe të hapur.

Në fjalën e tij, Haznedari tha se ka marrë pjesë në protestat e organizuara gjatë kësaj periudhe, duke ndarë të njëjtin qëndrim me studentët dhe të rinjtë që kërkojnë zgjidhjen e krizës politike dhe shoqërore përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ai u shpreh se zgjedhje të lira nuk mund të zhvillohen me qeverinë e Edi Ramës, pasi, sipas tij, ajo ka dëshmuar se i vjedh dhe i manipulon zgjedhjet.

Për këtë arsye, studenti kërkoi krijimin e një qeverie teknike, e cila të shkëpusë patronazhimin nga administrata dhe krimin e organizuar nga ekonomia, duke garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të pranueshëm për të gjithë.

‘I nderuar doktor Berisha, të nderuar deputetë, drejtues, demokratë dhe qytetarë të Beratit.

Unë jam Hebi Aznedari, nga Berati dhe studioj në Tiranë.

Ashtu si shumica e të rinjve dhe studentëve në Tiranë, kam marrë pjesë në çdo protestë të organizuar këto kohë. Ndaj dhe unë kam të njëjtin qëndrim me ta. Kriza politike dhe shoqërore duhet të zgjidhet vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Por nuk ka zgjedhje të lira me qeverinë e Edi Ramës, sepse ai ka provuar tashmë që i vjedh dhe i manipulon ato. Prandaj është e nevojshme një qeveri teknike që të shkëpusë patronazhimin nga administrata dhe krimin e organizuar nga ekonomia, të mundësojë zgjedhje të lira e të pranueshme për të gjithë.

Nga ana tjetër si i ri që kam protestuar gjithmonë dhe që vazhdoj të protestoj, ju kërkoj mbështetjen e të gjithë opozitarëve për bashkimin për të larguar këtë regjim.

Shqipëria ka nevojë për një PD të ripërtërirë. Opozita ka nevojë për një PD të fortë dhe të hapur.

Prandaj suksese të gjithë demokratëve në misionin e tyre dhe besoj se studentët dhe shqiptarët do i arrijnë qëllimit të tyre. Suksese dhe faleminderit!’, u shpreh studenti Hebi Haznedari flet në ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ së PD në Berat.

About Redaksia

Check Also

Foltorja e “Ripërtëritjes”, Gromshi: Rinia duhet të jetë aty ku merren vendimet

Anëtari i Departamentit Juridik dhe Çështjeve Zgjedhore në Partinë Demokratike tha se, Berati sot përballet …