Zhupa: Flisni për buxhet historik, por KLSH nxori 2.16 mld euro dëm! Populli e ka treguar që rrëzon regjime

Deputetja e PD, Ina Zhupa është shprehur me një qëndrim kritik në fjalën e saj në Kuvend ndaj mazhorancës. Zhupa tha se shqiptarët e kanë dhënë zgjidhjen dhe se ajo është një qeveri teknike. Gjithashtu u ndal edhe te protesta duke theksuar se më 28 nëntor qeveria do të marrë përgjigjen nga populli.

“Keni përgjegjësi në Kushtetutë që ky parlament ti përgjigjet shqiptarëve. Për protestën e shqiptarëve flet edhe PE, vetëm këtu nuk Parlamentin shqiptar nuk flitet. Keni thyer këmbët, keni çfarë kafkat dhe vini këtu me kokën ulur për të thënë që do të miratoni një buxhet me më shumë vjedhje…2.16 mld euro ka nxjerrë KLSH vetëm dëm ekonomik nga 2013 deri në 2020 pa llogaritur çështje penale apo çështje të SPAK…

Shqiptarët e kanë dhënë zgjidhjen dhe zgjidhja është një qeveri tranzitore dhe një kryeministër që i jep mundësi Shqipërisë të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme…

Ministri juaj i Turizmit tha shkoni protestoni në sheshin Skënderbej ose te stadiumi i kanye ëest.. Shqiptarët kanë treguar që rrëzojnë regjime dhe nuk kanë marrë leje për të rrëzuar bustin ndaj populli shqiptar do të jua japë përgjigje”, tha ajo gjatë fjalës në Kuvend.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kjo është një diktaturë dhe diktaturat gjithmonë janë rrëzuar me forcë!

-Zoti Berisha, ai qëndron në pushtet gjithsesi. Akuzat tuaja, protestat, pavarësisht Gysëve siç thoni ju, …