Berisha: Mbrojtja që po u bën SPAK-u i partisë nuk do vazhdojë gjatë, protesta shuhet vetëm kur të ikë Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua deputetëve të PS se, mMbrojtja që po u bën SPAK-u i partisë nuk do vazhdojë gjatë, protesta shuhet vetëm kur të ikë Edi Rama.

Berisha: Se ç’po ndodh tani o shqiptarë?
Po ndodh ajo që cili-viu-viu-viu, kush ia bën ia bën vetiu, thotë mençuria e popullit.
Tani, mençuria e popullit thotë këtë, dëgjoni tani.
Edi Rama ka përdorur një taktikë shumë të veçantë: Taktikën e përlyerjes me çdo kusht të secilit.
Po më thoni ju mua… çfarë ishin 1 milionë euro të Vjosa Hysenit? Ai vetë e kishte emëruar. Këshilltare e kishte pasur. Nuk mjaftonin këto. Jo, nuk mjaftonin këto. Duhet ta përlyente. Merrni këto 1 milion edhe çoji atje ku u them unë, vëllait, nuk ka rëndësi, por shumë shpejt do e shihni skemën.
Do e shihni skemën. Po, po ua them unë dhe ndoshta unë do ua paraqes skemën.
Po cili ishte qëllimi i këtyre? Qëllimi i këtyre ishte që: Ti Vlora ke bashkëpunuar me mua, ti je vajzë besnike, po tani që të komprometoj unë ty, ti bëhesh edhe më besnike. Se ke transferuar 1 milion euro. Ke kryer krim!
Pra, secili prej jush, jeni të prekur prej tij. Jeni të kapur prej tij.
Ndaj dhe qëndroni gojëkyçur, të zbehtë, të diskredituar. Sikur s’keni asnjë pikë dinjitet para tij. Sikur nuk jeni këtu për interesat e qytetarëve, po vetëm të atij.
Po protesta? Menduat ju se kaloi? Jo! Gabim. Ju garantoj se ajo ndërpritet, kalon vetëm kur të rrëzohet Edi Rama.
Nuk ikën protesta kurrë!
Urrejtja mbarëpopullore për ju nuk shuhet me asgjë tjetër përveç largimit të Edi Ramës.
Po vjedhjet e taksapaguesve evropianë? Po jeni famozë! 140 milionë euro iu mbahen fermerëve shqiptarë nga programi IPARD, për shkak të vjedhjeve që Edi Rama me këshilltaren e vet, ka bërë ndaj fondeve të IPARD-it.
Por nuk ka rëndësi kjo për ju. Dhe asnjë hetim.
Tani e gjithë mbrojtja juaj ka mbetur te SPAK-u i partisë.
Ju garantoj se, dhe mbajeni mend, regjistroje, shkruaje po deshe, nuk do vazhdojë gjatë kjo mbrojtje. Jo, jo. Aty është një investim madhor ndërkombëtar, si i shqiptarëve dhe partnerëve të shqiptarëve.
Prandaj dhe më mirë kthjellohuni.
Më mirë ndaluni në nivelin e krimeve që keni kryer, mos shkoni më thellë.
Sepse do t’ju marrë të gjithëve me vete.
Sepse fundi juaj, do të jetë fundi më i turpshëm i një regjimi në Europë.
Pse kjo? Asnjë tjetër, që është larguar, nuk ka qenë narkoshtet. Ju jeni të vetmit, që ndërtuat gjëmën e madhe të këtij kombi, ndërtuat narkoshtetin.
Dhe ju jeni të vetmit që u shndërruat në zëdhënës të kartelave dhe organizatave më kriminale të Shqipërisë dhe Europës, duke tradhtuar çdo interes të qytetarëve shqiptarë. Kohërat tuaja kanë përfunduar me kohë.
Dhe meqenëse keni zgjedhur vetë një fund të tmerrshëm, ju siguroj se shqiptarët nuk do t’ua kursejnë.

About Redaksia

Check Also

Denoncimi i Majkos/ Berisha: Gjinoja nuk është aq naiv sa të ngatërrojë skenat erotike me skena të tjera, por ato do të dalin

Kryetari i PD, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë gjatë diskutimeve për buxhetin, duke …