Denoncimi i Majkos/ Berisha: Gjinoja nuk është aq naiv sa të ngatërrojë skenat erotike me skena të tjera, por ato do të dalin

Kryetari i PD, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë gjatë diskutimeve për buxhetin, duke e cilësuar atë si dëshmi të vjedhjeve të mëdha të fondeve publike.

Berisha iu referua edhe raportit të Komisionit Europian, për të cilin pretendoi se evidenton lidhjen politike mes Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, ndërsa kritikoi deputetët socialistë për qëndrimin e tyre ndaj kryeministrit.

Berisha përmendi edhe denoncimin e Pandeli Majkos, duke iu drejtuar deputetëve të mazhorancës me akuza dhe paralajmërimin se, sipas tij, do të dalin të tjera fakte.

Ai përdori tone ironike dhe deklaroi se Gjinoja nuk mund të ketë ngatërruar skenat erotike me skena të tjera, pa dhënë detaje apo prova konkrete për pretendimin.

Berisha: Buxheti është dëshmia më flagrante e vjedhjeve më të mëdha të qytetarëve të një vendi nga narko-qeveria dhe zyrtarët e saj.

Po, po. Nuk ka të tjerë.

Tani edhe në rrafshin ndërkombëtar, jeni bërë siç jeni. Është marrë vesh, lexoni raportin!

Raporti i Komisionit Evropian vendos në qendër binomin e zi, Rama-Lubia, Lubia-Rama.

Kur ua thashë unë në fillim, e morët si folklorike, por ua thashë që janë bërë si Kostandini me Dhoqinën.

Merrni pak shifni! Keni parë, s’keni parë, një i vdekur me një të gjallë.

Tani, lexoni pak raportin: Aty ku është Lubia, është Rama, aty ku është Rama, është Lubia!

Dhe ju nuk keni kurajën minimale të ngriheni e t’i thoni: Koha jote ka marrë fund, se në fund të fundit jemi qytetarë të këtij vendi, jemi patriotë.

Po ç’farë patriotizmi ju? Juve patriotizmin ua ka ngrënë xhepi, ua kanë ngrënë interesat tuaja.

Pra, shikoni si jeni transformuar ju, si personazhe të Franc Kafkës.

Nuk harrohet, nuk fshihet nga memoria e shqiptarëve kurrë llozha juaj në Lalz, nuk del ajo, aty do të mbeteni, do të mbeteni të stamposur. Ia keni kaluar Narkosit në Netflix dhe çdo lloj filmi tjetër.

Po denoncimi Majko, nga i jepni ju atij? Na thoni pak!

Jo, jo, ta garantoj unë ty, rri ti se ti je rishtar, mos u përziej.

Jo, jo se kaq naiv Gjinua nuk është sa të ngatërroj skenat erotike me skenat e tjera.

I keni dhe ato ju! I keni! Dhe do të dalin, ua them unë, do të dalin.

Prandaj, më mirë largohuni!

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Dhuna ndaj protestuesve dhe represioni i Ramës po fundosin Shqipërinë, e vetmja zgjidhje, largimi i tij

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar kryeministrin …