“69 mijë euro operacione plastike për fytyrën”, Bardhi me fakte të reja kundër Ballukut

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, denoncon se zv/kryeministrja Belinda Balluku ka kryer ndërhyrje të reja kirurgjikale dhe estetike për të rinovuar pamjen e saj me vlerë 69 mijë euro

Në një postim në facebook Bardhi shkon më tej duke denoncuar se pagesat për këto ndërhyrje estetike nuk janë deklaruar sipas ligjit por janë mbajtur të fshehta njësoj siç ka fshehur dy vilat e zbuluara prej 1.8 milionë eurosh.

Reagimi

Belinda Balluku e ka korrupsionin të shkruar në ballë. Në kuptimin e parë të fjalës. Belinda Balluku ka kryer ndërhyrje të reja kirurgjikale dhe estetike për të rinovuar pamjen e saj.

Por çështja nuk është si duket Belinda Balluku, por sa para ka paguar ajo për këto ndërhyrje, pse nuk i ka deklaruar dhe nga kanë ardhur paratë.

Vetëm për rinovimin e fytyrës, kryeministrja në hije ka bërë ndërhyrje që kushtojnë rreth 69 mijë euro. Ajo është kliente e një kirurgu plastik, të njohur ndërkombëtarisht, që ushtron aktivitetin në Beverly Hills, Miami, Dubai dhe Milano, ku edhe janë kryer ndërhyrjet me vlerë 69 mijë euro të Belinda Ballukut.

Belinda Balluku nuk i ka deklaruar pagesat për këto operacione, siç e përcakton ligji. Ajo e ka fshehur pagesën prej 69 mijë eurosh, njësoj siç ka fshehur dy vilat e zbuluara prej 1.8 milionë eurosh.

Sa për krahasim, me 69 mijë euro që Belinda Balluku paguan për t’u bërë operacione plastike, mund të paguhet një pensionist në qytet me pension mesatar për rreth 29 vjet.

Masakra të tilla korrupsioni vetëm SPAK-u i Edi Ramës dhe i Belinda Ballukut nuk i gjurmon dot, sepse ia kanë zënë sytë dhe i kanë mbyllur gojën.

Belinda Balluku mund ta mbajë peng Edi Ramën, mund të kapë disa prokurorë në SPAK, mund të terrorizojë gjithë PS-në, por ajo nuk mundet t’i fshihet të vërtetës, që e ka të shkruar në ballë:

Belinda Balluku është e korruptuar dhe herët a vonë do të japë llogari për këtë!

About Redaksia

Check Also

Gazetari: Maturanti nga Gjirokastra nuk mund të flasë në emër të studentëve që protestojnë

Gazetari Telnis Skuqi ka reaguar ndaj përfshirjes së Daniel Kore, maturant nga Gjirokastra dhe Kryetar …