Protestuesit marshimi drejt “Rrugës së Elbasanit”: Rama jepe dorëheqjen!

Prej orës 14:00 vijon protesta qytetare kundër qeverisë. Pas qëndrimit për disa orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë zhvendosur tubimin në rrugët e Tiranës, duke vijuar marshimin në drejtim të Rrugës së Elbasanit.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë brohoritur thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, mes tyre edhe “Dorëheqje Edi Ramës”.

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë të bashkuar në qëndrimin e tyre, duke kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit nga detyra. Ata shprehen të vendosur për të vijuar rezistencën dhe protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

About Redaksia

Check Also

“Lërini çunin, maskarenj”/ Policia hyn dhe në lokale, bën arrestime të dhunshme të protestuesve

Vazhdojnë tensionet edhe në protestën e sotme kundër qeverisë. Policia ka nisur të shoqërojë protestues, …