Urdhëri sekret i Ramës për Veliajn

Pse Rama e transefroi Veliajn në Fier? Zbulohet urdhëri sekret.

Është zbardhur urdhri zyrtar për transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier.

Dokumenti, i cili deri më tani nuk ishte bërë publik, mban numrin 2103 dhe datën 28 tetor 2026. Ai është firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Sadleva Bodo, ndërsa një kopje i është përcjellë edhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për dijeni.

Një element që bie në sy është klasifikimi i dokumentit me nivelin “I kufizuar”, me një afat prej dy vitesh.

Në përmbajtjen e urdhrit, transferimi i Veliajt argumentohet me arsye sigurie. Si bazë për këtë vendimmarrje përmendet një informacion i Drejtorisë së Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, me numër 20796, i datës 28 tetor 2026.

Për realizimin e transferimit, urdhri i referohet nenit 78 të ligjit nr. 81/2020, vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, si dhe urdhrit të Ministrit të Drejtësisë për klasifikimin e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.

Zbardhet urdhri sekret që transferoi Erion Veliajn në Fier: Arsye

Transferimi i kryebashkiakut të Tiranës nga Durrësi në Fier shkaktoi debate dhe reagime, ndërsa vetë Veliaj ka ndërmarrë edhe një veprim ligjor kundër drejtueses së Burgjeve.

Përmes avokatit të tij, Plarent Ndreca, ai ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj drejtores së Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

About Krye Redaktor

Check Also

Protestuesit nuk ndalen/ “Me 28-të, Rama e di vetë…”

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës vijoi edhe pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, …