Promovohet libri “Dokumente mbi proceset politike të Kënetës së Maliqit” i Bedri Blloshmit

Me rastin e 80-vjetorit, ditën e djeshme në Maliq u promovua libri “Dokumente mbi proceset politike të Kënetës së Maliqit” i publicistit Bedri Blloshmi.

Në këtë aktivitet morën pjesë deputeti i PD, Bujar Leskaj, deputetit i Korçës, Fidel Kreka, kryetari i PD Korçë, Harito Zoto, artisti i njohur, Bujar Asqeriu, familjarë të inxhinierëve të ekzekutuar, si dhe të përndjekur politikë, të cilët përcollën mesazhet dhe vlerësimet e tyre mbi dokumentimin dhe punën e autorit Bedri Blloshmi.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të 80-vjetorit të dënimit të njëpasnjëshme të dy grupeve të inxhinierëve, teknikëve dhe specialistëve intelektualë, të cilët u ekzekutuan dhe dënuan nga diktatura komuniste në një prej dënimeve më të rënda ndaj elitës intelektuale shqiptare.

Deputeti i PD, Bujar Leskaj, në fjalën e tij u ndal te vepra e studiuesit Bedri Blloshmi, duke vlerësuar punën e tij të jashtëzakonshme në zbardhjen dhe dokumentimin e krimeve të diktaturës komuniste si dhe përcolla një vlerësim të veçantë për veprën e plotë të Bedri Blloshmit, një hero i gjallë, i cili me përkushtim të jashtëzakonshëm ka kontribuar në dokumentimin e krimeve të komunizmit dhe në rikthimin e dinjitetit të viktimave të diktaturës.

Libri “Dokumente mbi proceset politike të kënetës së Maliqit”, i heroit të gjallë të burgjeve komuniste Bedri Blloshmi për proceset politike të kundërshtarëve të kënetës së Maliqit dhe dënimet e rënda të intelektualëve/inxhinierëve të talentuar: Kujtim Beqiri, Abdyl Sharra, Minush Përmeti, Vasil Mano, Zyraka Mano, Aleks Vasili etj, është një studim e dokumentim me rëndësi në dokumentimin e krimit komunist në vitin 1946 në gjyqet e Maliqit.

Libri jo vetëm rikthen një ngjarje tragjike në kujtesën publike, por përmes dokumenteve dhe dëshmive jep mënyrën se si një proces i paraqitur si çështje sabotimi ekonomik u shndërrua në një instrument për dënimet politike.

Tharja e kënetës së Maliqit ishte projekt i rëndësishëm ekonomik dhe infrastrukturor i pasluftës. Punimet nisën në maj 1946 dhe drejtimin teknik ua besuan inxhinierë të formuar në Universitetet Perëndimore, të cilët në tetor 1946 u arrestuan dhe u akuzuan për sabotim. Në nëntor u dënuan/ekzekutuan. Akuza ishte e lidhur me represionin politik të komunizmit, eliminimin e kundërshtarëve të mundshëm politikë dhe përkeqësimin e marrëdhënieve me perëndimin.

Vlera e parë dhe më e drejtpërdrejtë e punës së Bedri Blloshmit është dokumentimi i dëshmive se si u formuluan akuzat për sabotim, si u ndërtua figura e të akuzuarve si armiq të pushtetit, si u lidhën akuzat me bashkëpunimin (me të huaj) për çështje politike, për mënyrën se si regjimi e ndërtoi dhe e justifikoi represionin.

Dokumentet akuzojnë vetë pasi përmbajnë dëshmi të marra nën tortura/akuza të pambështetura, denoncimi i manipulimit të drejtësisë. Krimet e Maliqit tregojnë sesi gjykimi përdorej si instrument politik. Gjykimi u përdor për të penalizuar se kush duhej të shpallej armik i shtetit (pa verifikuar faktet).

Vlera tjetër e rëndësishme është vlera njerëzore, rehabilitimi i viktimave dhe rikthimi i tyre në histori. Lexuesit kuptojnë se inxhinierët dhe specialistët nuk ishin sabotatorë apo personazhe të një dosje penale por ishin specialistë, intelektualë, qytetarë që kishin një rol dhe kontribut në shoqërinë shqiptare, si ing. Kujtim Beqiri, ing. Abdyl Sharra, Minush Përmeti.

Vepra ka dhe vlera politike sepse nxjerrë në pah dhe demaskon filozofinë e mekanizmit të terrorit komunist në Shqipëri. Diktatura komuniste qysh në ‘45 filloi me eleminimin e çdo grupi që mund të përfaqësonte një alternativë politike, intelektuale apo shoqërore. Procesi i Maliqit shërbeu si paralajmërim për shtresat e arsimuara, për profesionistët e pavarur dhe ata që kishin lidhje me botën perëndimore. “Maliqi” ishte shembull se si diktatura përdori frikën për të kontrolluar shoqërinë. Vepra e studiuesit Bedri Blloshmi na bën të kuptojmë jo vetëm çfarë vërtetë ndodhi por edhe pse ndodhi.

Nëpërmjet dokumentimit vepra ndihmon në njohjen e situatës politike të Shqipërisë në vitin 1946 dhe jep fakte mbi arsyet e vërteta se pse ndodhi procesi për “kënetën e Maliqit”; jep fakte për manipulimin e drejtësise dhe tregon qartazi shkeljen e të drejtave njerëzore. Në kontekstin shoqëror kontribuon në rikthimin e dinjitetit të viktimave, si dhe ndihmon brezin e ri të njihet me mekanizmat e represionit që përdorte terrori komunist. Si përfundim, dobia/vlera më e madhe e veprës së studiuesit dhe heroit të gjallë Bedri Blloshmi mbetet denoncimi i krimeve të komunizmit në nivel dokumentar dhe historik, duke dokumentuar se si kryheshin krimet dhe kush i organizonte.

Gjithashtu, solla në vëmendje historinë e Kënetës së Maliqit, e cila u tha në vitet ’50 sipas projektit të shkencëtarit të shquar vlonjat, Kujtim Beqiri, nga Velça.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe tekstiMund të jetë një imazh i tekstiMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe tekstiMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe tekstiMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe tekstiMund të jetë një imazh i shah dhe tekstiMund të jetë një imazh i shah, lodra fëmijësh dhe tekstiMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe tekstiMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

About Redaksia

Check Also

Komisioni i Venecias sjell dy ekspertë për Reformën Zgjedhore

Burime për A2CNN bëjnë me dije se Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje Kuvendit, …