Këlliçi: Ministrja e përjetshme e Ramës cilëson terroristë studentët që refuzojnë farsën e dialogut

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka reaguar gjatë ditës së sotme ndaj deklaratave të Ministres së Ramës Mirela Kumbaro.

Këlliçi shkruan se, ministrja e Arsimit paska shpallur si model për tu ndjekur disa të rinj të patronazhuar që u përdoren për një takim me Edi Ramën, dhe ka nxjerrë vrerin e dikujt që duhet të ishte para drejtësisë për trafik ndërkombëtar të lëndëve toksike, ndaj atyre studentëve e gjimnazistëve që refuzojnë farsën e dialogut.

Reagimi

Ministrja e përjetshme e Ramës vlerëson korrupsionin, cilëson terroristë studentët që refuzojnë farsën e dialogut!

Ministrja e Arsimit paska shpallur si model për tu ndjekur disa të rinj të patronazhuar që u përdoren për një takim me Edi Ramën, dhe ka nxjerrë vrerin e dikujt që duhet të ishte para drejtësisë për trafik ndërkombëtar të lëndëve toksike, ndaj atyre studentëve e gjimnazistëve që refuzojnë farsën e dialogut!

Ajo vetë, me gjithë abuzimet në postet që ka mbajtur, e caktuar si ministre e përhershme e Kryeministrit më të korruptuar në Europë, është një nga arsyet pse ka revoltë dhe neveri ndaj qeverisë.

Sipas Kumbaros, të dhunosh e torturosh të rinjtë e Shqipërisë që janë ngritur kundër korrupsionit është normale. Të organizosh trafik ndërkombëtar të lëndëve helmuese, është normale.

Të bësh biznes me zonat e mbrojtura, me pasuritë e vendit, është normale. Të abuzosh me taksat e shqiptarëve është normale. Të vjedhësh, të kesh dhjetëra apartamente, vila luksoze në bregdet, arka me para, është normale.

Ndërsa, ministrja e përjetshme e Edi Ramës, e quan terrorizëm të refuzosh takimin me kreun e organizatës së Belës, Gysit, Vlorës, Ronit, Rraketës, Mirelës, etj…

Çfarë turpi të kemi në krye të edukimit një krijesë të tillë!

About Redaksia

Check Also

Diskutimet pë kandidaturat për Bashkinë, kreu i PD Shkodër: Takime në çdo seksion dhe lagje

Kryetari i PD Shkodër, Ardit Çylybyli, ka zhvilluar një takim me strukturat e PD në …